Kongresi i 19, kinezët shpresojnë në një të ardhme më të bukur

2017-10-23 15:44:48 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i Kongresit të 19-të Kombëtar thekson përmirësimin e nivelit të jetes së popullit. Ai vë në dukje se interesat e popullit do të vihen në vendin më të lartë dhe rezultatet e reformës dhe të zhvillimit do të ofrojnë lumturi për popullin dhe do të përpiqen për pasurinë e përbashkët të mbarë popullit. Ditët e fundit e mbarë Kina po ndjek me interes Kongresit të 19-të. Qytetarët vlerësojnë arritjet dhe shpresojnë për një të ardhme më të bukur.

"Punoj në sektorin e shëndetësisë dhe do të bëj përpjekje për ta bërë sa më mirë punën time në azilin e pleqve me qëllim që edhe ata jenë të lumtur."

Në azilin e pleqve të fshatit Nanyangbao të qytezës Guangping në provincën Hebei, Liu Guifang që u shpall si "mjekja më e bukur e fshatit" bisedon shpeh me të moshuarit mbi raportin e Kongresit të 19-të. Ajo tha se në këtë raport theksohen arritjet dhe garantohet siguri për një jetë më të lumtur në të ardhmen.

Ji Lishan është një i moshuar që i ka kushtuar shumë vëmendje raportit të Kongresit të 19-të.

"Si një i moshuar kam ndjenjë të thellë. Të ardhurat e pensionit rriten çdo vit. Shërbimet e shëndetësisë dhe të sigurimeve shoqërore po përmirësohen vazhdimisht. Ne pleqtë mund të ndjejnë përfitimet e reformës. Vlerësoj sekretarin e përgjithshëm Xi dhe Partinë tonë të madhe."

Toka është thelbi i jetës së fshatarëve. Fshatari Wang Maocun i fshatit Xifu të qytetit Changsha të provincës Hunan tha se Kongresi i 19-të u dha fshatarëve ndjenjat e vendosmërisë.

"Sipas raportit, do të ruhet stabiliteti i kontratave të qirasë së tokës dhe nuk do të ndryshojë. Kur të vijë afati i dytë i kontratës së tokës, do të zgjatet me 30 vjet. Kjo fjali u dha fshatarëve ndjenjen e besimit."

Sipas raportit të Kongresit, do të mobilizohen të gjithë forcat dhe do të fitohet lufta e djaljes nga varfëria, duke dhënë më shumë besim për masat popullore në krahinat e varfëra. Tërmeti që ra në qytezën Ludian të provincës Yunnan shkaktoi dëme të tmerrshme. Nëpërmjet përpjekjeve 3-vjeçare, fytyra e qytezës ka ndryshuar shumë. Për këtë flet sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të fshatit Longtoushan të qytezës Ludian të provincës Yunan.

"Fshati Longtoushan po shkon drejt ndërtimit të një shoqërie të begatë ashtu siç thekson dhe raporti i Kongresit të 19-të".

Raporti i Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së thekson se nuk duhet të pengohet lëvizja e lirë e talenteve në mënyrë që secili të ketë mundësinë të realizojë zhvillimin e karrierës duke nxitur shpërndarjen e arsyeshme e të ardhurave. Studentja e vitit të 4-t Yu Yichi tha se ka besim të të plotë tek tregu i punës si një mekanizëm për përmirësimin e jetës në të ardhmen. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore