Pekin, raport i Kongresit tërheq vëmendje të madhe jashtë vendit

2017-10-19 08:56:04 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i mbajtur nga presidenti kinez Xi Jinping në hapje të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, ku premtoi ndërtimin e një Kine moderne socialiste në epokën e re ka tërhequr vëmendje të jashtëzakonshme jashtë vendit.

Akademikja britanike Holly Snape mori pjesë në përkthimin në anglisht të raportit. Ajo thotë se socializmi kinez i epokës së re është një ide e madhe novatore. "Unë mendoj se kjo ide do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm për shumë gjëra është në vitet që do të pasojnë. Kjo ide tani do të përparojë duke i ndihmuar njerëzit të arrijnë një jetë më të mirë," shprehet Sanpe.

Duke qenë se ka jetuar në Kinë për mbi 10 vjet, Snape thotë se vendi tani po përpiqet të komunikojë me pjesën tjetër të botës.

"Unë e kuptoj që kjo është hera e parë që të huajt përfshihen në përkthimin e raportit dhe kjo për mua do të thotë se Kina po përpiqet që t komunikojë me pjesën tjetër të botës, ndërsa unë personalisht jam shumë e lumtur që dhashë ndihmën time të vogël," thekson studiuesja. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore