Presidiumi i Kongresit 19-të të PKK-së organizon mbledhjen e parë

2017-10-18 07:50:05 CRI Komenti juaj Printoni

Presidiumi i Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti mbledhjen e parë të martën pasdite.

Xi Jinping ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Gjatë mbledhjes u miratua një raport mbi shqyrtimin e kualifikimeve të delegatëve nga Komiteti i shqyrtimit të statusit të përfaqësuesve të Kongresit të 19-të të PKK-së.

Delegatët e zgjedhur janë në përgjithësi anëtarë të Partisë me cilësi të larta ideologjike dhe politike, aftësi të forta në diskutimin e çështjeve politike dhe performancë të lartë profesionale, thuhet në raport.

Kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit Liu Yunshan, takimi miratoi një listë të Komitetit të Përhershëm të 42 anëtarëve të presidiumit, përfshirë Xi Jinping.

Liu Qibao, Meng Jianzhu, Zhao Leji dhe Li Zhanshu u caktuan si zëvendëssekretarë të përgjithshëm të kongresit.

Sipas raportit të shqyrtimit, 2,287 delegatë u zgjodhën nga njësitë zgjedhore në të gjithë vendin dhe lista ishte publikuar me miratimin e Komitetit Qendror të PKK-së. Pas shqyrtimit, u konfirmuan të vlefshme kualifikimet e 2,280 pjesëmarrësve, duke vendosur numrin aktual të delegatëve që marrin pjesë në kongres në 2,280.

Zgjedhjet filluan në nëntor të vitit të kaluar, thuhet në raport duke vënë në dukje se pothuajse të gjitha organizatat parësore të PKK-së dhe deri në 99.2 përqind të më shumë se 89 milionë anëtarëve të partisë morën pjesë në zgjedhje. Struktura e përbërjes dhe përqindja përputhen me kërkesën e Komitetit Qendror dhe ka përfaqësi të gjerë.

Në raport thuhet se nga praktika e Kongresit Kombëtar të 18-të të PKK-së, Komiteti Qendror ftoi posaçërisht 74 delegatë për të marrë pjesë në Kongresin e kësaj here dhe do të gëzojnë të drejta të barabarta si delegatë të zgjedhur.Kongresi i 19-të i PKK-së do të zgjasë nga datat 18-24 tetor. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore