Kinë: Plenumi i KQ të PKK-së bën përgatitjen e plotë për Kongresin

2017-10-15 09:37:54 CRI Komenti juaj Printoni

Partia Komuniste e Kinës ka zhvilluar sesionin e vet të fundit në prag të Kongresit Kombëtar që do të zhvillohet javën tjetër.

Në plenumin e fundit të Komitetit Qendror të 18-të të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ka mbajtur një raport pune, i cili u diskutua në plenum.

Në një deklaratë të publikuar pas plenumit është konfirmuar se Kongresi i 19-të i PKK-së do të hapet të mërkurën në Pekin.

Në plenumin katërditor është diskutuar dhe miratuar gjithashtu një raport që do të mbahet në Kongres, një raport pune mbi Komisionin e Kontrollit të Disiplinës, si dhe një ndryshim në Statutin e Partisë.

Të tre këto tre dokumente do t'i paraqiten Kongresit.

11 anëtarë të rinj janë pranuar në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ndërsa 12 zyrtarë të lartë të Partisë, përfshirë ish-sekretarin e Partisë të Chongqing-ut, Sun Zhengcai, janë përjashtuar zyrtarisht nga Partia. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore