Kinezët jashtë vendit në pritje të Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së

2017-10-13 10:43:24 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë 5 vjetëve të fundit, me zhvillimin e shpejtë të ekonomisë kineze, janë shtuar ndjeshëm mundësitë e investimeve, ndërkohë që mjedisi i zhvillimit është hapur pandërprerë dhe gjithnjë e më shumë kinezë jashtë vendit po i kushtojnë vëmendje Kinës. Për mijëra kinezë jashtë vendit, Kongresi i 19-të Kombëtar i PKK-së ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e tyre. Kryetari i Shoqatës së përgjithshme tregtare kineze në Itali, Cen Zhengsi, tha për gazetarët se Kina është jo vetëm vendlindja që kinezët jashtë vendit e duan shumë, por është dhe një vend që ka ofruar pandërprerë përkrahjen për zhvillimin e tyre. Gjatë 5 vjetëve pas Kongresit të 18-të të PK të Kinës, zhvillimi ekonomik u ka dhënë kinezëve jashtë vendit një mjedis të mirë progresi.

Një ekspert i lartë kinez i mjedisit në Los Anxhelos, Yu Fu, po ndjek nga afër zhvillimet që ndodhin në Kinë dhe shpreson të japë kontributin e vet për zhvillimin e atdheut. Ai shpreson që Kongresi i 19-të i PK të Kinës do të fokusohet më shumë tek rëndësia e mbrojtjes së mjedisit.

"Promovimi i teknologjisë për mbrojtjen e mjedisit është një masë shumë e mirë. Shpresoj që pas Kongresit të 19-të, do të ketë më shumë teknologji efektive dhe më shumë plane për zgjidhje efektive në Kinë ku të vihen në shfrytëzim dhe të realizohet kursimi i energjisë dhe pakësimi i ndotjes nëpërmjet novacionit. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore