Kina përkrah reformën e misioneve paqeruajtëse të OKB-së

2017-09-22 10:02:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ritheksoi përkrahjen e saj ndaj reformës së veprimtarisë paqeruajtëse të OKB-së mbi bazën e qëllimeve dhe të parimeve të Kartës së OKB-së.

Pas katër propozimeve të paraqitura nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Lu Kang, tha se Kina marr pjesë aktivisht në veprimtaritë e misionet paqeruajtëse të OKB-së.

"Misionet paqeruajtëse janë metoda kryesore ndërkombëtare e ruajtjes së paqes dhe e sigurisë. Ne përkrahim që OKB-ja të zhvillojë reforma të arsyeshme dhe të nevojshme në bazën e qëllimeve dhe të parimeve të Kartës së OKB-së dhe në bazën e konsensusit të gjerë të anëtarëve të saj për të bërë progres të vazhdueshëm dhe novacion."

Zëdhënësi tha se qeveria kineze do të vazhdojë të përkrahë dhe të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse dhe do të kontribuojë për përhapjen e shpirtit të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore