Ministri Panariti në Slloveni, takohet me homologun kinez

2017-08-29 09:02:31 CRI Komenti juaj Printoni
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti, u takua në Lubjanë me homologun e tij kinzes, Han Changfu.

Panariti ndodhej në Slloveninë Forumin e 12-të të Kooperimit Ekonomik të Evropës Qëndrore dhe Lindore dhe Kinës.

Gjatë takimit homologu kinez Changfu e njohu ministrin Panariti me vendimin e qeverisë së Kinës, në lidhje me kontributin së afërmi, për ngritjen e Stacionit të Mekanikës Bujqësore në Cerrik, si dhe për dërgimin e specialistëve kinezë në Shqipëri, në lidhje me këtë qëllim.Ndërkohë, ministri Panariti theksoi gjatë bisedës me homologun kinez, se në funksion të këtij qëllimi, edhe një trupë ekspertësh shqiptare të ministrisë së Bujqësisë do të trajnohen në Pekin në fillim të muajit shtator.Në takim u diskutua edhe për rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregun kinez, veçanërisht ato të vajit të ullirit, verës dhe mjaltit.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore