2017-08-18 09:46:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Autoritetet kineze bënë të ditur se kanë marrëveshje bashkëpunimi me rreth 70 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare përgjatë nismës "Një brez, një rrugë". Marrëveshjet i përkasin fushave të ndryshme, përfshirë ndërtimin e infrastrukturës, financat dhe shkëmbimet kulturore.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës i Kinës deklaroi se një numër i projekteve kyç në infrastrukturë, përfshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakarta-Bandung, janë zhvilluar shpejt. Mbi 4 mijë udhëtime trena mallrash janë kryer midis Kinës dhe Europës,duke përshkuar 31 qytete europiane.
Nisma "Një brez, një rrugë", e nisur në vitin 2013 nga qeveria kineze synon promovimin e tregtisë dhe lidhjes infrastrukturore nëpërmjet Europës, Azisë dhe Afrikës.(Eda Merepeza)