FMN-ja: Rritja e ekonomisë kineze hap rrugën për shpejtimin e reformave

2017-08-16 09:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se rritja e qëndrueshme e ekonomisë së Kinës sivjet ka krijuar kushtet që politikëbërësit të përshpejtojnë reformat e nevojshme dhe të përqendrohen më shumë në rritjen cilësore.

Të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave tregojnë se ekonomia e Kinës u rrit 6.9 për qind në gjysmën e parë të vitit, më shumë se objektivi vjetor i qeverisë prej 6.5 për qind.

Ndërsa pritet që ritmi i rritjes së ekonomisë kineze të ulet në pjesën tjetër të vitit, FMN-ja megjithatë parashikon një rritje vjetore 6.7 për qind.

FMN-ja vuri në dukje se pret të shohë përmirësime të mëtejshme në politikat fiskale dhe monetare të Kinës, me qëllim ruajtjen e rritjes dhe të qëndrueshmërisë ekonomike në një periudhë afatmesme. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore