2017-08-09 15:10:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Shqipëria ndodhet në juglindje të Europës dhe në lindje të detit Mesdhe, duke qenë pjesë e "Një brez, një rrugë". Shqipëria ka kushte të mira natyrore e gjeografike, duke pasur një epërsi të dukshme në rajon. Ajo ka burime të pasura, si naftë, gaz natyror, minerale, si kromi bakri etj., energji diellore, burime ujore dhe burime të tjera natyrore.
Në një intervistë për gazetaren e "CRI Shqip", zv.ministri i Energjisë dhe i Industrisë i Shqipërisë Ilir Bejtja u shpreh se, pas Samitit të Suzhou-t në kuadër të "Bashkëpunimit 16+1" ndërmjet Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore, investimet e kompanive kineze në Shqipëri kanë ardhur duke u shtuar vazhdimisht. Ministria e Energjisë dhe e Industrisë e Shqipërisë po i ndihmon aktivisht investimet kineze të futen në tregun shqiptare, veçanërisht në industrinë e naftës dhe atë minerare. Me ardhjen e më shumë kompanive kineze, bashkëpunimi kino-shqiptar është forcuar në fusha përkatëse.
Zv.ministri Bejtja bëri të ditur për "CRI Shqip" se industria zë 19 % të GDP-së së Shqipërisë, dhe në këtë përqindje pjesën më të madhe e zë sektori energjetik. Vlera e rezervës dhe e prodhimit të minieralit të bakrit zë vendin e dytë në Europë, e po ashtu edhe rezerva dhe prodhimi i kromit zënë vendet e para në botë. "I gjithë ky kapacitet minerar që ka Shqipëria, është relativisht i shfrytëzuar, por ka ende shumë vend për investime dhe kemi në masën 12-13 % shfrytëzim sot. Shqipëria ka akoma rezerva bakri, kromi, hekuri, mangani, alumini, rëra bituminoze ende të pashfrytëzuara", u shprehu numri dy i dikasterit shqiptar të energjisë dhe industrisë.
Vitet e fundit, në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", kompanitë kineze, i kanë kushtuar më shumë vëmendje Shqipërisë. Zv.ministri Bejtja u shpreh se, në bazën e tanishme, midis Kinës dhe Shqipërisë ka një potencial shumë të gjerë bashkëpunimi, duke përfshirë fusha të tilla si zbulimi i mineraleve, ndërtimi i hidrocentraleve dhe përpunimi i drurit. Ai tha se, në vitin e kaluar, gjigant kinez në eksplorimin dhe shfrytëzimin e naftës, "Geo Jade" ka blerë 100 % të aksioneve të kompanisë kanadeze "Bankers" në fushën e naftës të Fierit. Firma më e madhe shqiptare në zbulimin, shfrytëzimin dhe përpunimin e kromit ACR, në sajë të bashkëpunimit efektiv me partnerë kinezë, ka rritur duksh;m vëllimin e prodhimit. Ndërkohë, kompanitë kineze janë aktive në shfrytëzimin dhe ofrimin e shërbimeve në industrinë minerare të bakrit, hekurit etj.
Këshilltari ekonomik e tregtar i ambasadës kineze në Shqipëri Lian Gang shprehet se investimet e kompanive kineze në Shqipëri janë të shumta dhe përfshijnë sektorë të tillë si nafta dhe minierat. Ato mbështeten në rregullat e tregut dhe bëhen mbi bazën e konsultimeve të barabarta dhe të përfitimeve të përbashkëta. Z. Lian tha se kompanitë kineze në Shqipëri mund të bashkëpunojnë dhe investojnë mbi bazën e kapitaleve, të kushteve të tyre teknologjike e të tregut.
Zv.ministri i Energjisë dhe i Industrisë i Shqipërisë Ilir Bejtja vuri në dukje gjithashtu se Shqipëria po ndërton një park energjetik në zonën e Porto-Romanos, me sipërfaqe 1500 ha dhe me investim 1.5 miliardë dollarë, i cili gjithashtu është marrë përsipër të ndërtohet nga kompani kineze. Ai shtoi se, për të forcuar bashkëpunimin me Kinën, Ministria e Energjisë dhe e Industrisë dhe ministritë e tranportit dhe të bujqësisë kanë vendosur bashkëpunim me institucione ose kompani kineze, për t'i ndihmuar ato të futen në tregun shqiptar. Bejtja theksoi se, në të ardhmen, Shqipëria shpreson të tërheqë përkrahjen financiare të Kinës në fushën e ndërtimit të hidrocentraleve, të industrisë mekanike etj. Pala shqiptare do t'u ofrojë investitorëve kinezë lehtësi për financimin dhe pagimin e taksave, për të krijuar një mjedis investimi të mirë.