Kinë, rritet tregtia e jashtme

2017-07-13 19:43:51 CRI Komenti juaj Printoni

Tregtia e jashtme e Kinës është zgjeruar me ritëm të shpejtë që prej gjysmës së dytë të vitit 2011, duke ndikuar pozitivisht në nivelin e rritjes së ekonomisë kineze.

Eksportet u rritën 15 për qind nga viti në vit në gjysmën e parë të këtij viti, ndërkohë importet u rritën 25.7 për qind, sipas statistikave të së enjtes nga autoritetet doganore të vendit.

Kjo çoi në një suficit tregtar prej 188 miliardë dollarësh amerikanë, një rënie 17.7 për qind nga viti në vit, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme arriti në 13.14 trilionë juanë në gjysmën e parë të vitit, një rritje 19.6 për qind nga viti në vit.

Për tregtinë e Kinës me Korenë e Veriut, Huang nënvizoi faktin se importet e Kinës nga Koreja e Veriut kanë rënë ndjeshëm për të katërtin muaj radhazi.

"Kina iu është përmbajtur gjithnjë rregullave të rezolutës së Kombeve të Bashkuara ndaj embargove tregtare me Korenë e Veriut ... Kjo është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve anëtare të OKB-së. Kina do ta vazhdojë këtë praktikë në mënyrë të qëndrueshme, të saktë dhe të rreptë," tha ai.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte (FDI) në pjesën kontinentale të Kinës u rritën 2.3 për qind nga viti në vit në qershor në shifrën e 14.82 miliardë dollarëve amerikanë, njoftoi të enjten Ministria e Tregtisë.

Muajin e kaluar u regjistruan 2,894 kompani të reja me kapital të huaj, një rritje 14.3 për qind nga viti në vit, thuhet në deklaratën e ministrisë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore