Kinë, rriten kreditë bankare

2017-07-13 19:36:12 CRI Komenti juaj Printoni

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, bankat kineze dhanë kredi të reja në shifrën e 8 trilionë juanëve, por oferta monetare ka vijuar prirjen e rënies.

Banka Qendrore e Kinës tha se shifrat pasqyrojnë përpjekjet për uljen e përdorimit të kredimarrjes, që synon uljen e rreziqeve dhe mbështetje të fortë financiare për ekonominë reale.

M2 është një matës i ofertës monetare që përfshin paratë në qarkullim dhe të gjitha depozitat. Ky matës reflekton fuqinë e përgjithshme blerëse të parave nga shoqëria.

Deri në fund të qershorit, norma vjetore e rritjes së matësit M2 ra me 0.2 për qind nga 9.6 për qind normë rekord rritjeje një muaj më parë.

Sheng Songcheng nga Banka Popullore e Kinës tha se ngadalësimi i zgjerimit të matësit M2 ishte rezultat i uljes së përdorimit të kredimarrjes.

"Këtë herë, zgjerimi i M2 ishte nën normën 10 për qind. Kjo tregon një ulje të kredimarrjes dhe se masat e marra kundër plasjes së fluskave ekonomike kanë pasur rezultat."

Në të njëjtën kohë, sistemi i i ri i financimit shoqëror u rrit me 12 për qind nga viti në vit në mbi 11 trilionë juanë në gjysmën e parë të vitit.

Banka Qendrore deklaroi se rritja në këtë sistem tregon mbështetjen e fortë financiare për ekonominë reale.

Shefja e Departamentit të statistikave pranë Bankës, Ruan Jianhong, shpjegon më tej:

"Pjesa më e madhe e kreditimit afatmesëm dhe afatgjatë në gjysmën e parë të vitit është bërë në sektorin e prodhimit të tekonologjisë së lartë, ndërkohë vetëm 5.4 për qind e kredive deri në fund të qershorit kanë shkuar për industritë me mbikapacitet. Kreditimi është bërë më racionalisht dhe struktura e kredive është optimizuar vazhdimisht." (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore