2017-07-10 10:06:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një raport i fundit tregon se turistët kinezë nga pjesa kontinentale janë një forcë e madhe e rritjes së turizmit global.
Si shpenzuesit më të mëdhenj të botës, turistët nga pjesa kontinentale e Kinës shpenzuan 261 miliardë dollarë në vitin 2016, afro 21 për qind e konsumit botëror turistik.
Turizmi i kinezëve në vendet e tjera njeh një rritje dyshifrore për të 12 vit radhazi.
Të dhënat e fundit nga Forumi Ekonomik Botëror tregojnë se turizmi gjeneroi afro 7.6 trilionë dollarë amerikanë, duke mbështetur mbi 292 milionë vende pune, apo një ndër 10 vende pune në mbarë botën. (Leftion Peristeri)