Avioni i parë i prodhuar nga Kina merr certifikatën e prodhimit

2017-07-10 09:37:40 CRI Komenti juaj Printoni

Avioni për pasagjerë i largësive mesatare ARJ-21 mori certifikatën e prodhimit nga Administrata e Aviacionit Civil e Kinës, pas tre vjet provash dhe një vit veprimtarie tregtare.

Li Jian nga administrata, thotë se modeli ARJ-21 do të luajë një rol të madh për shtimin e konkurrencës në tregun global të aviacionit.

"Riparimet, kushtet e veprimit dhe pajtimi me veprimet e tanishme të avionit të modelit ARJ21-700 kanë treguar se ai plotëson kushtet e rregulloreve tona pasi ka vepruar për më shumë se një vit. Ne i zhvilluam provat duke u nisur nga praktika dhe standardet ndërkombëtare. Tani Kina është kualifikuar të konkurrojë me vendet e tjera për të prodhuar modele të ngjashëm avionësh."

Fluturimi i parë i avionit ARJ21 u krye në nëntor të vitit 2008 dhe e mori certifikatën e parë nga administrata në dhjetor të vitit 2014.

Avioni i parë u përfundua dhe iu dorëzua një kompanie fluturimesh në nëntor të vitit 2015.

Deri tani avioni ka transportuar mbi 15 mijë pasagjerë.

Për këtë model janë marrë mbi 400 porosi nga 19 kompani të ndryshme dhe pritet që në gjysmën e dytë të këtij viti të dorëzohen dhe katër avionët e parë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore