2017-07-04 19:30:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministria kineze e Tregtisë publikoi të martën të dhënat tregtare mbi import-eksportin e shërbimeve për 5-mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave, vlera e përgjithshme tregtisë së shërbimeve rrit 9.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që është rritur edhe deficiti.
Sipas të dhënave të publikuar sot, nga janari deri në maj, import-eksporti i shërbimeve u përmirësua në mënyrë të qëndrueshme.
Drejtori i Drejtorisë së Tregtisë së Shërbimit pranë Ministrisë së Tregtisë së Kinës Xian Guoyi tha se:
"Në 5 muajt e parë të vitit, vlera e import-eksportit të shërbimeve arriti në rreth 1.8 trilionë juanë, duke u shtuar 9.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa, vlera e eksportit arriti 567.9 miliardë juanë, një rritje 4.6%, vlera e importit afro 1.2 trilionë juanë, rritje 11.5%. Nga këto shifra rezulton një deficit prej 688.8 miliardë juanë.
Duhet të theksojmë se, struktura e tregtisë së shërbimeve të Kinës ka ndryshime të reja, në krahasim me fushat tradicionale si turizimi, transporti. Tregtia në fushën e telekomunikacionit dhe shërbimeve të informacionit etj., janë rritur me shpejtësi".
Xian Guoyi shtoi gjithashtu se në të ardhmen do të shtohet jo vetëm eksporti i shërbimeve, por gjithashtu do të nxitet edhe importi në këtë sektor.
"Deficiti tregtar përfshin dy aspekte, të prodhimit dhe të shërbimeve. Si strategji e përgjishme e tregtisë së shërbimeve, së pari vëllimi i përgjithshëm do të rritet vazhdimisht dhe së dyti duhet të rrisim eksportet dhe të nxisim importet për të rritur nivelin e sektorit të prodhimit dhe nivelin e jetesës së popullit." (Fang Xiaoyu)