2017-06-28 09:52:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina njoftoi një plan reagimi emergjent për incidentet e sigurisë në internet.
Plani i ndan incidentet e sigurisë kibernetike në gjashtë kategori, duke përfshirë shkeljet të rënda të procedurës, sulmet kibernetike dhe incidentet e sigurisë së informacionit.
Plani gjithashtu përcakton katër nivele të paralajmërimeve të sigurisë dhe sistemeve të reagimit sipas kushteve të kërcënimit duke filluar nga "e përgjithshme" deri në "tepër serioze".
Sipas planit, do të krijohet njësia e reagimit të shpejtë për t'u përballur me sistemet e paralizuara të internetit dhe sistemet e informacionit ose falsifikimin e sekreteve shtetërore në kushtet e kërcënimit "tepër serioz". (Leftion Peristeri)