2017-06-27 20:51:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në qytetin Dalian të Kinës Verilindore u hap të martën Takimi i 11-të Vjetor i Kampionëve të Rinj, i njohur edhe si sesioni i Davosit Verior i Forumit Ekonomik Botëror.
Kryeministri kinez Li Keqiang mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes.
Sesioni treditor do të fokusohet në mënyrën se si risitë teknologjike dhe ato lidhur me politikat mund të përshpejtojnë një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse, që ka si përparësi krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm.