2017-06-20 10:04:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Airbus" planifikon të krijojë një qendër inovacioni në qytetin Shenzhen të Kinës Jugore në fund të këtij viti, bëri të ditur të hënën presidenti i "Airbus China" Chen Juming. Duke folur në ceremoninë e hapjes së edicionit të 52-të të Ekspozitës së Aviacionit të Parisit, Chen tha se përzgjedhja e Shenzhen-it tregon faktin se ky qytet është një qendër e madhe e krijimit të risive teknologjike.
Chen Juming bëri të ditur se "Airbus" do të përzgjedhë disa kompani fillestare për bashkëpunim. Gjiganti europian po vëzhgon nga afër mbi 200 kompani, shumë nga të cilat janë kineze.
"Airbus" ka tani baza kryesore kërkimore-shkencore në Tuluzë të Francës, Hamburg e Munih të Gjermanisë dhe Filton të Britanisë së Madhe, si edhe një qendër inovacioni në "Silicon Valley" të Kalifornisë në ShBA.