Fuzhou: Forum i partive politike të vendeve të BRICS-it

2017-06-12 09:51:11 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi i partive politike të BRICS-it, Think Tank-eve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile u hap në Fuzhou të Kinës, me synim konsensusin për forcimin e bashkëpunimit të vendeve anëtare të kësaj organizate.

Në forum ishin të pranishëm mbi 400 pjesmarrës nga vendet e BRICS-it dhe vende të tjera në zhvillim. Sipas statistikave BRICS-i kontribuon në më shumë se 50 për qind të rritjes së GDP-së në botë.

Profesori i financës, pranë Universitetit Renmin, Wu Xiaoqiu tha se BRICS-i ka qenë deshmitar i ndryshimeve të mëdha në dekadën e kaluar dhe tani është gati për hapin e radhës.

Ai shtoi se objektivi i vendeve të BRICS-it është që ekonomitë e reja në rritje të kenë më shumë zë në zhvillimin ekonomik.

Ndërkohë, zëvendës-sekretarja e përgjithëshme e Kongresit Kombëtar Afrikan për Afrikën e Jugut, Yasmin Duarte tha se për partitë politike është me rëndësi përfshirja e shoqërisë civile në procesin e zhvillimit.

"Shumë nga vendet e përfaqësuara këtu sot, shumë nga partitë politike të veçanta të vendeve të ndryshme kanë pikpamje të njejta. Ndaj ne duhet të bashkëpunojmë për këto pikpamje, por më e rëndësishme është të ndajmë idetë me shoqërinë civile. Shoqëria civile duhet ndikuar në rrugë pozitive dhe vetë ajo duhet të ndikojë partitë qeverisëse në rrugën e duhur", tha Duarte. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore