| 2017-05-31 17:50:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u dha për herë të parë një analizë për marrëdhëniet midis duhanit dhe mjedisit. Koordinuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Vinayak Prasad, u shpreh se të gjithë e dinë dëmin duhanit ndaj shëndetit dhe ekonomisë, por pak i dinë dëmet që duhani shkakton ndaj mjedisit.
Në të raport përshkruhen hollësisht dëmet e duhanit në çdo fazë, që kultivimi deri në konsum. Raporti merr si shembull zënien e sipërfaqeve të mëdha të tokës dhe të harxhimin e burimeve ujore për kultivimin e duhanit. Gjithashtu përdoren edhe shumë pesticide, tharja e duhanit dhe prodhimi i tij lëshojë shumë gaze serrë, ndërkohë që pirja e duhanit dëmton rëndë mjedisin.
Në raport vihet në dukje gjithashtu se në duhan përfshihen mbi 7000 elemente helmuese, madje edhe shumë elementë kancerogjenë. Ndër mbetjet e grumbulluar në qytete dhe në vijën bregdetare, bishtat e cigareve zënë 30% deri në 40%.
Në fakt kontrolli i duhanit në mbarë botën është përfshirë në rendin e Axhendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të vitit 2030 të OKB-së. Sipas kësaj axhende, vendet e ndryshme duhet të zbatojnë "Traktatin strukturor të kontrollit të duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë", duke pakësuar deri në vitin 2030 me 1/3 vdekjet nga sëmundjet jongjitëse që shkaktohen kryesisht nga duhani.
Tema kryesore e këtij viti e Ditës Botërore pa duhan, është edhe përpjekje e rëndësishme e njerëzve për realizimin e Objektit të Zhvillimit të Vazhdueshëm. (Vera/Leftion Peristeri)
