2017-05-31 11:45:23 | CRI | Komenti juaj | ![]() |
Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u nis nga Pekini të mërkurën në mëngjes për vizita zyrtare në Gjermani dhe Belgjikë, ku do të takohet dhe me udhëheqësit e Bashkimit Europian.
Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Li dhe kancelarja gjermane Angela Merkel do të zhvillojnë bisedimet vjetore midis dy kryeministrave.
Në Belgjikë, Li do të jetë i pranishëm në takimin e 19-të të udhëheqësve të Kinës dhe BE-së me Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. (Leftion Peristeri)