Programi kulturor "Tregimet e Rrugës së Mëndafshit" jep premierën në Romë

2017-05-23 09:47:56 CRI Komenti juaj Printoni

Një program kulturor i quajtur "Tregimet e Rrugës së Mëndafshit" shfaqi premierën në Romë në bordin e një anijeje të re gjigante që po lundron për në Kinë.

Anija 19-katëshe Majestic Princess, ku u zhvillua ceremonia e hapjes së programit, do të lundrojë përqark globalit për 37 ditë me nisje nga kryeqyteti italian e mbërritje në Xiamen të Kinës Juglindore.

Programi që i fton udhëtarët të njohin kulturën kineze, përfshin muzikë, art, vallëzim dhe kuzhinë.

Zheng Xuan, i ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës në Itali, tha se programi thekson thellimin e marrëdhënieve kino-italiane.  

"Programi Tregtimet e Rrugës së Mëndafshit u organizua nga Shoqata e Miqësisë e Kinës dhe Korporata e Karnavaleve, në një mënyrë të re me qëllim për të nxitur besimin reciprok dhe shtimin e komunikimit midis popujve që banojnë përgjatë Rrugës së Mëndafshit. Gjithashtu ky është një shembull i mirë i zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe Italisë. Sjell energji të reja në shkëmbimet midis popujve brenda kontekstit të nismës Një Brez, një rrugë."

Ndërsa anija filloi lundrimin, një grup prej 24 fëmijësh nga provinca Shaanxi shfaqën vallen Yang-ge dhe vallen e belit, dy valle folklorike të Kinës.

John Hedley, një turist australian, u shpreh i mrekulluar nga shfaqja.

"Kjo shfaqje është shumë e bukur dhe interesante të shikosh këtu pjesë të folklorit të Kinës. Unë kamë qenë në Kinë dhe e dashuroj Kinën. Jam shumë i kënaqur që anija Majestic Princess po lundron tani drejt Kinës."

Me 7000 pasagjerë në bord nga 40 vende të botës, anija turistike do të kryejë 22 ndalesa në 13 vende përpara se të arrijë në Xiamen të Kinë më 26 qershor. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore