Kina, investuesi më i madh në Gjermani për 3 vjet radhazi

2017-05-19 10:50:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina renditet si investuesi i parë në Gjermani për nga numri i programeve për 3 vjet radhazi, sipas Agjencisë së Tregtisë dhe Investimeve të Jashtme të Gjermanisë

Sipas "Raportit të Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta për vitin 2016", Kina investoi në 281 projekte në Gjermani, duke kaluar numrin e projekteve të investuar në vitin 2015 dhe 2014.

Sipas këtij raporti, në vitin 2016 në Gjermani është investuar kapital i huaj në 1944 projekte, 40% e të cilave janë programe të BE-së. Pas Kinës, ShBA-ja investoi në 242 projekte në Gjermani, 194 projekte në Suedi, 125 projekte në Britani dhe 105 projekte në Holandë.

Projektet e investuara nga Kina janë kryesisht në shërbimet tregtare e financiare, prodhim dhe pajisjet e makinave dhe sektorin elektronik. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore