Forumi "Një brez, një rrugë" ka qartësuar bashkëpunimin në të ardhmen

2017-05-18 09:53:15 CRI Komenti juaj Printoni

Forumi Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" ka qartësuar të ardhmen e bashkëpunimit.

Këshilltari Shtetëror Yang Jiechi thotë se forumi dha një sinjal pozitiv se vendet janë të gatshme të punojnë së bashku dhe jo vetëm të ruajnë interesat e tyre.

Yang thotë gjithashtu se forumi ka hedhur bazat për hartimin e politikave të reja për infrastrukturën, tregtinë, financat dhe shkëmbimet midis popujve.

Ndërkohë shefja e FMN-së, Christine Lagarde, tha se organizata është e gatshme të ofrojë mbështetje financiare dhe këshilluese për ndërtimin e "Një brez, një rrugë".

"Ne mund të ndihmojmë për koordinimin e politikave midis anëtarëve të ndryshëm të nismës dhe gjithashtu mund të ofrojmë ndihmë teknike. Si pjesë e nismës, ne kemi nënshkruar një marrëveshje me qeverinë kineze ndaj dhe do t'i përkushtojmë kapacitete zhvillimit të ekspertizës në mënyrë që të hartohen projekte efikase infrastrukture dhe të koordinuar në të gjithë nivelet. Dhe nga kjo perspektivë, e koordinimit të politikave dhe e kapacitetit të ndërtimit, ne mund të ofrojmë të gjithë ekspertizën e nevojshme."

Lagarde gjithashtu thotë se ajo inkurajohet nga elasticiteti i ekonomisë kineze, si dhe nga përpjekjet e fundit të qeverisë për të adresuar rreziqet financiare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore