Bashkësia Ndërkombëtare vlerëson fjalimin e presidentit Xi në çeljen e forumit "Një Brez, Një Rrugë"

2017-05-15 17:13:06 CRI Komenti juaj Printoni


Fjalë kyçe: 评价---[ píng jià]---Vlerësim

Fjalimi kryesor i presidentit kinez Xi Jinping, i mbajtur të dielën në ceremoninë e hapjes së Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", u prit me vlerësime nga zyrtarë të lartë të vendeve të huaja, sinologë dhe studiues nga e gjithë bota.

Gjatë fjalimit, presidenti Xi shpalli frymën e Rrugës së Mëndafshit, duke nënvizuar se ajo është trashëgimi e madhe e qytetërimit njerëzor. "Duke përshkruar mijëra milje dhe vite, Rruga e Lashtë e Mëndafshit mishëron paqen dhe bashkëpunimin, hapjen dhe gjithëpërfshirjen, të mësuarit dhe përfitimin reciprok", tha ai para një publiku prej mbi 1.500 të ftuarish nga e gjithë bota.

Xi theksoi gjithashtu në fjalim se Brezi dhe Rruga duhet të ndërtohet si një rrugë e paqes, prosperitetit, hapjes, novacionit dhe lidhjes së qytetërimeve të ndryshme.

Propozimi përputhet me synimin e nismës, të cilën presidenti kinez e paraqiti për herë të parë në vitin 2013. Ajo përfshin Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugën Detare të Mëndafshit të Shekullit XXI, një rrjet tregtar dhe infrastrukturor që lidh Azinë me Europën dhe Afrikën përgjatë Rrugës së Lashtë të Mëndafshit.

Gjatë fjalimit, presidenti Xi vuri në dukje se rritjes së ekonomisë botërore i duhet energji e re, zhvillim i balancuar dhe ngushtimit të hendekut midis të pasurve dhe të varfërve. Por ndërkohë disa rajone ndeshen me probleme të mprehta siç është dhe përhapja e terrorizimit, ndërsa ka mangësi paqja, zhvillimi dhe qeverisja globale.

Zhvillimi i Kinës ndodhet tani në pikë të re që mbështetet mbi parimin e krijimit të zhvillimit të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur, dhe me përfitime për të gjithë.

Fjalimi i udhëheqësit kinez u vlerësua si një "diskutim i thellë intelektual që përqafonte filozofinë, historinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe disiplina të tjera" theksoi Keith Bennett, nënkryetar i Grupit Klubi 48, një rrjet i pavarur biznesi i angazhuar për të nxitur tregtinë midis Britanisë dhe Kinës.

"Fjalimi buron nga realitetet e sotme, përmbledh dhe tërheq mësime nga historia dhe harton një plan udhëzues shkencor dhe realist për një të ardhme të ndritur e prosperitet të përbashkët e të qëndrueshëm për të gjitha vendet dhe popujt," tha Bennett.

Pasi dëgjoi fjalimin, David Gosset, sinolog dhe analist i çështjeve botërore që punon në Paris, u pajtua me përcaktimin e nismës së Kinës si "projekti i shekullit", sepse ai ndërthur "lëvizje, qartësinë e vizionit dhe mjetet e fuqishme" që presidenti Xi i njoftoi gjatë fjalimit.

"Forumi do të jetë një nxitje dhe përshpejtues i madh i sinergjisë përgjatë rrugëve", tha Gosset. (Fang Xiaoyu)

Fjalë kyçe: 评价--[ píng jià]---Vlerësim

Mrekulli
Lajmet Kryesore