2017-05-09 10:11:02 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas një raporti të kësaj organizate, përdorimi i kamionëve për të lëvizur mallra nëpër kufijtë ndërkombëtarë është shumë më i lehtë dhe më i besueshëm se transporti detar dhe hekurudhor.
Qu Pengcheng është kryepërfaqësuesi i Zyrës Rajonale të Bashkimit Ndërkombëtar të Transportit Rrugor për Azinë Lindore dhe Juglindore:
"Ne shpresojmë që sistemi të zbatohet në Kinë deri në fund të këtij viti, por kjo do të bazohet në bashkëpunimin e shumë palëve të interesuara në Kinë dhe ne duam ta shohim këtë të ndodhë shpejt. Ne duam edhe që Kina të bëhet një shembull për vendet që nuk kanë ende të njëjtin sistem".
Kina kufizohet me 14 vende dhe ka 178 linja ndërkombëtare të transportit rrugor të mallrave, me një vëllim transporti rrugor rreth 37.5 milion tonë në vit.