2017-05-08 10:38:39 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gurry thekson gjithashtu se nisma 'Një brez, një rrugë' ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe forumi që do të mbahet në Pekin, është gjithashtu një arenë e mirë e nxitjes së saj.
"Forumi që do të organizohet në Pekin ka një rëndësi shumë të madhe për zbatimin e nismës "Një brez një rrugë", ku pjesëmarrësit mund të vlerësojnë përpjekjet që kanë bërë deri tani dhe të planifikojnë të ardhmen, duke e lidhur nisën "Një brez, një rrugë" me organizatat shumëpalëshe. Ndaj mendoj se zhvillimi i këtij forumi, vjen në kohën e duhur."
Gurry mendon gjithashtu se nisma e propozuar nga Kina është një shembull i mirë i bashkëpunimit praktik që do të forcojë aftësinë e tregtisë të vendeve në zhvillim. Ai vuri në dukje se gjendja e tanishme botërore është e ndërlikuar dhe ka ndikuar bashkëpunimin midis vendeve të ndryshme.
"Marrëdhëniet midis vendeve të ndryshme mund të zhvillohen shpejt në bazë të lidhjeve historike ose tregtare. Unë shpresoj njëkohësisht se (forumi) do të japë ndikim pozitiv për në multilateralizmin global. Bota tani është e mbushur me paqartësi të reja dhe unë besoj se kjo nismë do t'i drejtojë vendet në një zhvillim më të koordinuar e me përfitime të ndërsjella. (Vera/Leftion Peristeri)