2017-05-08 10:31:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Është kënaqësi e madhe që të komunikoj përsëri në këtë mënyrë të drejtpërdrejtë - si në shtator të vitit 2015, kur shpreha urime për 66-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës - me popullin mik kinez dhe me pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë për nismën 'Një brez, një rrugë' të një miku, presidentit kinez, z. Xi Jinping", tha presidenti grek në një mesazh televiziv të shtunën.
Ideja për "Një brez, një rrugë" bazohet në filozofinë e lashtë kineze, por edhe në Rrugën e lashtë të Mëndafshit, e cila karakterizohet nga fryma e paqes dhe e bashkëpunimit me dobi të ndërsjellë, vuri në dukje Pavlopulosi. Ai shtoi se realizimi i kësaj ideje do të ndihmojë ndjeshëm në zhvillimin e infrastrukturës, promovimin e tregtisë, integrimin ekonomik dhe afrimin midis popujve e shoqërive që janë të lidhura nëpërmjet tokës ose detit.
Për Greqinë, rruga detare është me interes të veçantë, pasi porti i Pireut është porta e parë drejt kontinentit evropian nëpërmjet kanalit të ri të Suez-it, vuri në dukje kreu i shtetit grek.