1/2 e ndërmarrjeve shtetëtore kineze, pjesë e "Një brez, një rrugë"

2017-05-08 19:36:19 CRI Komenti juaj Printoni

Rregullatori i aseteve shtetërore të Kinës ka propozuar që kompanitë e mëdha shtetërore në vend duhet të marrin pjesë aktivisht në nismën kineze " Një Brez, një Rrugë".

Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore bën të ditur se gjatë 3 viteve të fundit, afërsisht gjysma e 102 ndërmarrjeve shtetërore me administrim qendror kanë marrë pjesë në 1700 projekte, në kuadër të nismës "Një Brez, një Rrugë". Shumica e projekteve janë të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore, Xiao Yaqing tha se investime domethënëse me kapital shtetëtor janë kryer në sektorin e energjetikës.

"Përsa i përket sektorit të energjetikës, ndërmarrjet shtetëtore kanë ndërmarrë më shumë se 60 projekte bashkëpunimi në këtë fushë dhe të naftës dhe gazit, në mbi 20 vende përgjatë nismës "Një brez, një rrugë", duke forcuar burimet vendore dhe sektorin energjetik të tyre. Këto ndërmarrje janë të kontraktuara për ndërtimin e gazësjellësve të naftës bruto Kinë-Rusi, Kinë-Azi Qendrore dhe Kinë-Mianmar, si dhe projekte të tjera që kanë zgjidhur me efikasitet problemet e prodhimit të energjisë dhe burimeve", tha Xiao. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore