2017-05-01 09:37:42 | xinhua | Komenti juaj | Printoni |
Studiuesi britanik Martin Jacques thotë se nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe t'u sjellë përfitimeve njerëzve të zakonshëm. Ai gjithashtu bën thirrje që më shumë sipërmarrje europiane të përfshihen në këtë nismë.
Studiuesi Martin Jacques i Universitetit Cambridge, thotë se nisma "Një brez, një rrugë" e Kinës, që po rritet me shpejtësi edhe në Europë, është kthyer në një çelës kinez për globalizimin.
"Pjesë të mëdha të botës nuk ka përfituar nga globalizimi, Afrika Veriore, Lindja e Mesme, pjesë të Afrikës dhe të Azisë. Ndaj globalizimi sipas stilit perëndimor, funksiononi në disa drejtime. "Një brez, një rrugë" është një lloj i ndryshëm globalizimi. Është ajo që unë e quaj një globalizim me frymëzim kinez. Dhe ky ka rezultuar gjithëpërfshirës dhe jo përjashtues."
Jacques, shton se kjo nismë e Kinës nuk duhet të favorizojë vetëm elitat, por gjithashtu njerëzit e zakonshëm.
"Kjo nismë duhet të tregojë se është e gatshme të ofrojë përfitime për njerëzit e zakonshëm, jo vetëm për një pjesë të elitës, të privilegjuarit, pra duhet të shkojë poshtë tek populli dhe të ndryshojë kushtet e tyre."
Studiuesi u bën thirrje kompanive europiane për të marrë pjesë në këtë nismë, pasi ajo do të kontribuojë për zhvillimin e Eurazisë, apo madje të bëhet edhe burim i një rilindjeje europiane.
Një nga pikat kyçe të nismës është transporti hekurudhor nga kanalet e Azisë Qendrore deri në Europë.
Deri tani ka 28 qytete europiane që furnizohen me mallra nëpërmjet linjës Kinë - Europë. (Leftion Peristeri)