2017-04-28 19:25:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Forumi synon të realizojë këto objektiva: së pari, të bëjë një përmbledhje të gjithanshme të përparimeve të arritura gjatë zbatimit të nismës "Një brez, një rrugë", të paraqesë rezultatet e rëndësishme të fazës fillestare, si dhe të forcojë konsensusin e të konsolidojë bashkëpunimin në kuadrin e kësaj nisme; së dyti, të diskutojë masat e tjera të rëndësishme për këtë bashkëpunim, të nxitë më tej zhvillimin e ndërthurjes strategjike të nismës me projektet përkatëse të palëve të ndryshme dhe të thellojë partneritetin për realizimin e zhvillimit të përbashkët; së treti, të nxitë zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe reformën strukturore, duke inkurajuar ndërkohë bashkëpunimin ndërkombëtar për realizimin e përfitimeve të përbashkëta.
Më 8 mars 2017, ministri i Punëve të Jashtme i Kinës Wang Yi u shpreh në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit të 5-të të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës se, deri në atë kohë, mbi 20 kryetarë shtetesh e qeverish dhe mbi 50 drejtues të organizatave ndërkombëtare, më shumë se 100 përfaqësues në nivel ministrash dhe 1200 të ftuar nga vende të ndryshme të botës kishin konfirmuar pjesëmarrjen në këtë forum në Pekin.