2017-04-28 19:24:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Deri tani mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare i janë përgjigjur pozitivisht dhe e kanë përkrahur nismën "Një brez, një rrugë". Kina ka nënshkruar dokumente të përbashkëta me 56 vende dhe organizata të bashkëpunimit rajonal për ndërthurjen e projekteve të tyre me nismën "Një brez, një rrugë", ka arritur marrëveshje për zona të tregtisë së lirë me 11 vende përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe ka firmosur marrëveshje dypalëshe investimesh me 56 nga këto vende. Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Komisioni Ekonomik dhe Shoqëror për Azi-Paqësorin i OKB-së, APEC-u, Takimi Azi-Europë, organizata e Bashkëpunimit të Nënrajonit të Mekongut të Madh etj., e kanë përfshirë në përmbajtjet e rezolutave a të dokumenteve të tyre nismën "Një brez, një rrugë". Themelimi i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore dhe Fondit të Rrugës së Mëndafshit ka ofruar përkrahje të madhe për bashkëpunimin financiar. Pas bisedimeve, është nxitur zbatimi i projekteve në bashkëpunim, përshirë hekurudhën e shpejtësisë së lartë Xhakartë-Bandung, hekurudhës Beograd-Budapest etj. Po ashtu, ka filluar zbatimi i projekteve të rëndësishme, duke shënuar suksese fillestare, në kuadër të korridorit ekonomik Kinë-Pakistan, që shkon nga Kashgari në Gwadar, si rrugë, hekurudha dhe porte. Vlera e marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruar në kuadër të këtij korridori arrin 46 miliardë dollarë. Edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e prodhimit të energjisë ka arritur përparime të dukshme. Marrëveshja e bashkëpunimit për prodhimin e energjisë mes Kinës dhe Kazakistanit i kalon 23 miliardë dollarët. Përveç kësaj, ka filluar të ndërtohet edhe parku industrial Kinë- Bjellorusi.