Fondi i Rrugës së Mëndafshit

2017-04-26 10:03:46 CRI Komenti juaj Printoni
Fondi i Rrugës së Mëndafshit është bashkëfinancuar nga rezerva valutore e Kinës, Korporata e Investimeve e Kinës, Banka e Import-Eksportit e Kinës dhe Banka Kombëtare e Zhvillimit, me një vlerë prej 40 miliardë dollarësh. Kapitali fillestar i tij është 10 miliardë dollarë; Fondi u themelua më 19 dhjetor të vitit 2014 në Pekin.

Misioni: Fondi i Rrugës së Mëndafshit zbaton konceptet e hapjes, të gjithëpërfshirjes e përfitimeve të ndërsjella; ai fokusohet në ofrimin e mbështetjes financiare e me investime për bashkëpunimin tregtar e ndërlidhshmërinë dypalëshe e shumëpalëshe brenda kornizës së "Një brez, një rrugë" në bashkëpunim me kompanitë e institucionet financiare kineze e të huaja, duke nxitur zhvillimin e përparimin e përbashkët të Kinës dhe të vendeve e rajoneve përgjatë "Një brez, një rrugë".

Mënyrat e financimit: Fondi i Rrugës së Mëndafshit e ushtron veprimtarinë sipas parimeve të tregut, të ndërkombëtarizimit e të specializimit; ai ofron shërbimet e financimit dhe të investimeve me anë të instrumenteve financiare të pronësisë, obligacioneve, fondeve, kredive etj., dhe gjithashtu mund të themelojë fonde investimesh me institucionet financiare kineze e të huaja, mund të bëjë menaxhim asetesh etj.

Pozicioni: Fondi i Rrugës së Mëndafshit është një fond investimesh afatmesëm dhe afatgjatë, ai fokusohet në nxitjen e zbatimit të nismës "Një brez, një rrugë" dhe ndërtimin infrastrukturor, zhvillimin e burimeve dhe bashkëpunimin në fushën e kapaciteteve e atë financiare mes vendeve e rajoneve përkatëse, për të siguruar të ardhura të vazhdueshme dhe të arsyeshme nga investimet afatmesme dhe afatgjata.

Mrekulli
Lajmet Kryesore