2017-04-26 09:57:58 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Formimi i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore u propozua më 2 tetor 2014 nga presidenti kinez Xi Jinping. Më 24 tetor të po atij viti, ministrat e financave dhe përfaqësuesit e 21 anëtarëve themelues, duke përfshirë Kinën, Indinë, Singaporin etj., nënshkruan në Pekin marrëveshjen për krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infratrukturore. Në 25 dhjetor 2015, u themelua zyrtarisht kjo bankë. Nga 16 deri më 18 janar 2016, u zhvilluan në Pekin ceremonitë e hapjes dhe të krijimit të Këshillit dhe të Bordit Drejtues të Bankës.
Struktura e administratës të AIIB-it ndahet në 3 nivele, këshilli, bordi i drejtorëve, menaxhimi. Këshilli është organi më i lartë i vendimit, çdo anëtar ka një drejtor dhe zv.drejtorin në BAII-in. Bordi i Drejtorëve ka 12 drejtorët, duke përfshirë 9 anëtarë rajonale, 3 jashtë rajonit. Niveli i manexhimit përbëhen nga një president dhe 5 zv.presidentë të Bankës. Predienti i mandatit të parë është Jin liqun.
Në 23 mars të vitit 2017, Banka Aziatike e Zhvillimit Infrastrukturore shpalli në Pekin se, ka miratuar 13 anëtarë me dëshirë të integrohen, deri kur anëtarët e bankës ka zgjeruar deri në 70.