2017-04-24 10:33:16 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë këtyre vjetëve që prej shpalljes së "Një brez, një rrugë", kryetari i shtetit Xi Jinping ka mbajtur shumë herë fjalime mbi këtë nismë në veprimtari të rëndësishme brenda e jashtë Kinës. Më 18 janar 2017, në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, ai pati një takim me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Peter Thomsen dhe Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres. Z. Xi Jinping vuri në dukje se Kina e ka propozuar nismën "Një brez, një rrugë" me synimin që të ndajë frytet e zhvillimit me palët e ndryshme. Më 16 mars 2017, gjatë takimit në Pekin me mbretin e Saudisë Arabe, Salman bin Abdulaziz Al Saud, presidenti Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e gatshme që të ndërtojë "Një brez, një rrugë" bashkë me vendet përkatëse, duke përfshirë edhe ato të Lindjes së Mesme. Ai tha se, gjatë zbatimit të kësaj nisme, do të ndahen në mënyrë të hapur rastet e zhvillimit, do të thellohet bashkëpunimi e do të nxitet zhvillimi paqësor.(Jiang Lei)