Për sa i përket vëllimit të tregtisë së Kinës me vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", në vitin 2016 ai arriti në 953.59 miliardë dollarë amerikanë, duke zënë 25.7 % të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Kinës, ose 0.3 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2015. Megjithatë, nën ndikimin e faktorëve të tillë si mëkëmbja e ngadaltë ekonomike, zhvillimi i dobët i tregtisë gobale dhe rënia e çmimit të mallrave të paambalazhuara, vëllimi i tregtisë mes Kinës dhe vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" është ulur me 4.9 % krahasuar me vitin 2015.
Në vitin 2016, eksportet kineze në vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" kapën vlerën e 587.48 miliardë dollarëve amerikanë, 4.4 % më pak se në vitin 2015. Ndërkohë, vjet importet e Kinës nga këto vende arritën në 366.11 miliardë dollarë, duke pasur një rënie 5.7 % krahasuar me vitin 2015.
Në vitin 2016, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Kinës arriti 3702.16 miliardë dollarë, 6.4% më pak se në 2015.
(Jiang Lei)