2017-04-21 17:48:04 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas rajoneve, vëllimi i tregtisë së jashtme në Azinë Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë Perëndimore e Afrikën Veriore është relativisht i madh. Singapori, India, Rusia, Tajlanda dhe Polonia renditen në pesë vendet e para për sa i përket vëllimit të tregtisë së jashtme të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë". Në vitin 2016, Singapori ndodhej në vendin e parë, me një vëllim të tregtisë së jashtme që arriti në 643.69 miliardë dollarë; India u rendit e dyta me 617.69 dollarë amerikanë; Rusia e treta me 526.69 miliardë dollarë dhe më pas vinin Tajlanda, Polonia etj., me një vëllim tregtie më pak se 500 miliardë dollarë amerikanë. (Xu Guang)