2017-04-21 09:01:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina do të krijojë këtë vit një program të posaçëm që ofron bursa për studentët nga vendet përgjatë "Një brez, një rrugë".
Ministria e Arsimit bëri të ditur se programi do të ofrojë bursa për 3 mijë studentë më shumë çdo vit.
Bursat do të përdoren kryesisht për kultivimin e talenteve në fushën e energjisë, transportitit, komunikimit, financave dhe atë detare.
Vitin e shkuar, rreth 49 mijë studentë të huaj fituan bursa qeveritare studimi në Kinë dhe 60 për qind e tyre ishin nga vendet përgjatë "Një brez, një rrugë."
Me krijimin e programit të posaçëm, numri do të shkojë në 65 për qind.
Kina ka nënshkruar marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave me 46 vende e rajone të botës, 24 prej të cilëve janë përgjatë "Një brez, një rrugë".
(Albana)