Mekanizmi i bashkëpunimit "Një brez, një rrugë"

2017-04-20 11:09:53 CRI Komenti juaj Printoni
Shfrytëzimi aktivisht i sistemeve ekzistuese shumëpalëshe për të nxitur zhvillimin e vrullshëm të bashkëpunimit rajonal. Forcimi i bashkëpunimit të Kinës me vendet përkatëse në të mirë të përparimit të gjithanshëm të marrëdhënieve mes tyre.

Me qëllim që sa më shumë vende e rajone të marrin pjesë në nismën "Një brez, një rrugë", janë krijuar sisteme shumëpalëshe bashkëpunimi, si Organizata e Bashkëpunimit e Shangait (OBSh), Samiti Kinë-ASEAN (10+1), Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), Takimi Azi-Europë (ASEM), Dialogu i Bashkëpunimit Aziatik (ACD), Konferenca për Ndërveprimin dhe Masat e Krijimit të Besimit në Azi (CICA), Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe, Dialogu Strategjik Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik, Programi i Bashkëpunimit Ekonomik në Nënrajonin e Mekongut të Madh, Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal i Azisë Qendrore (CAREC) etj.

Në kuadër të nismës do të synohet që të vazhdohet luajtja si duhet e rolit të forumeve, ekspozitave dhe panaireve ndërkombëtare e rajonale, si Forumi i Boaos për Azinë, Panairi Kinë-ASEAN, Ekspozita Euraziatike e Mallrave dhe e Tregtisë e Kinës, Forumi Ekonomik Euraziatik, Forumi Ndërkombëtar për Investimet dhe Tregtinë i Kinës, Ekspozita Kinë-Azi Jugore, Panairi Kinë-Vendet Arabe, Panairi Ndërkombëtar i Import-Eksportit i Kinës Perëndimore, Ekspozita Kin ë-Rusi etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore