Theksi i bashkëpunimit rreth nismës "Një brez, një rrugë"

2017-04-19 19:01:32 CRI Komenti juaj Printoni
Vendet përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të kanë burime të pasura natyrore dhe mund të përplotësojnë njëri-tjetrëi në ekonomi. Midis këtyre vendeve do të forcohet bashkëpunimi në pesë aspekte si më poshtë, të quajtura edhe si "pesë lidhjet".

Lidhje politike do të thotë forcimi i bashkëpunimit mes qeverive dhe krijimi i një mekanizmi shumënivelësh shkëmbimesh ndërqeveritare lidhur me makropolitikat. Një gjë e tillë është garanci për ndërtimin e "Një brez, një rrugë".

Lidhjet infrastrukturore janë me përparësi për ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Ky lloj lidhjesh që do të thotë se vendet përkatëse duhet të forcojnë integrimin e projekteve të tyre të ndërtimit infrastrukturor dhe përshtatjen e standardeve teknike, duke respektuar sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të njëri-tjetrit, për të nxitur bashkërisht ndërtimin e korridoreve kryesore ndërkombëtare.

Lidhjet tregtare janë përbërës kryesor i nismës "Një brez, një rrugë". Ato kanë si qëllim lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve, zhdukjen e pengesave tregtare dhe krijimin e një mjedisi të mirë biznesi në rajon dhe në vendet përkatëse.

Lidhjet financiare janë një mbështetje e fortë për vënien në jetë të nismës "Një brez, një rrugë". Ato synojnë thellimin e bashkëpunimit financiar, nxitjen e stabilitetit të sistemit monetar, të sistemit të investimeve e financimit dhe të sistemit të kredive në Azi, si dhe zgjerimin e sferës së këmbimit valutor midis Kinës e vendeve përkatëse dhe të kleringut e pagesave me monedhën kineze RMB.

Lidhjet mes popujve janë baza e nismës "Një brez, një rrugë". Ato synojnë shkëmbime sa më të gjera kulturore, akademike, njerëzore, mediatike, mes të rinjve, grave dhe vullnetarëve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore