Parimet e zbatimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë"

2017-04-18 14:56:30 CRI Komenti juaj Printoni
- Respektimi i objektivave dhe i parimeve të Kartës së OKB-së. Nisma respekton pesë parimet e bashkekzistencës paqësore, domethënë respektimi i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të vendeve të ndryshme, mossulmimi i njëri-tjetrit, mosndërhyrja në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit, bashkekzistenca paqësore, barazia dhe leverdia e ndërsjellë.

- Hapja dhe bashkëpunimi. Nisma bazohet te vendet përgjatë "Një brez, një rrugë", megjithatë nuk kufizohet në sferën e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, por edhe vendet e tjera e organizata ndërkombëtare e rajonale mund të marrin pjesë në të, duke bërë të zgjerohet sfera e përfitimeve nga kjo nismë.

- Harmonia dhe toleranca. Nisma inkurajon tolerancën ndaj kulturave të ndryshme, respekton zgjedhjen e modelit dhe rrugës së zhvillimit nga vendet e ndryshme, forcon dialogun midis qytetërimeve të ndryshme dhe synon të përbashkëtat duke ruajtur dallimet, si edhe gjithëpërfshirjen, bashkekzistencën paqësore dhe zhvillimin e përbashkët.

- Respektimi i funksionimit të tregut. Nisma përputhet me ligjet e tregut dhe rregullat ndërkombëtare, i jep rol vendimtar tregut dhe rol kryesor sipërmarrjeve të ndryshme në shpërndarjen e burimeve, duke u mundësuar njëkohësisht edhe qeverive të luajnë rolin e tyre. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore