2017-04-18 14:50:51 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ndërtimi i një "Një brez, një rrugë" përputhet me prirjen për një botë me ekonominë globale, me shumëllojshmërinë kulturore dhe shoqërore dhe ka për qëllim të forcojë lëvizjen e lirë ekonomike, ndarjen efikase të resurseve si dhe integrimin e tregut, të nxitë vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë " që të koordinojnë politikat ekonomike, të forcojnë bashkëpunim rajonal në një sferë më të gjerë e më të thellë, si dhe në nivele më të larta.
Ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" i kushton vëmendje komunikimit ndërmjet kontineteve aziatike, evropiane dhe afrikane, si dhe deteve përreth tyre, krijimit dhe forcimit të marrëdhënieve të partneritetit mes vendeve përgjatë nismës, ndërtimin e një rrjeti ndërlidhës të shumanshëm dhe të balancuar.
Projektet ndërlidhese të nismës "Një brez, një rrugë" do të nxitin lidhjen e strategjive të zhvillimit të vendeve pjesmarrëse në nismë, do të zbulojnë potenciale të reja të tregut rajonal, do të nxitin investimet dhe konsumin, duke rritur punësimin, duke forcuar shkëmbimet kultutore mes qytetërimeve dhe popujve përgjatë nismës, bazuar në respektin, besimin dhe përfitimin e ndërsjellë.