2017-04-16 10:14:49 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Një kompani kineze të dhënash do të nxjerrë një tregues që ndjek zhvillimin e Nismës "Brezi dhe Rruga".
Kompania "BBD" tha se treguesi do të ndjekë mundësitë e investimeve, lidhjet ekonomike dhe diplomatike dhe madje lëvizjen e njerëzve përgjatë rrugës.
Helen Wang është shefja ekzekutive e "BBD"-së në Londër.
"Indeksi vetë shërben si një pasqyrë për të parë drejtimin dhe për të ndihmuar investitorët të kenë informacionin e duhur. Megjithatë, nëse investitorët do të jenë të interesuar për një sektor apo ekonomi të veçantë, ky do të jetë hap tjetër."
Është vlerësuar se investimet e përgjithshme mbi nismën e propozuar nga Kina mund të arrijnë ndërmjet 4-8 trilionë dollarë amerikanë.
Në thelb, programi synon rindërtimin e rrjetit të gjerë të rrugëve që lidh tregtarët dhe mallrat e tyre nga lindja dhe perëndimi në mijëvjeçarin e parë.
Shumë nga projektet në infrastrukturë që nisën nga Kina nën këtë nismë janë duke u zhvilluar.
Kompania thotë se treguesi i ri do të jetë një masë e shpenzimeve të infrastrukturës në Azi, që Banka Aziatike për Zhvillim vlerëson se do të arrijnë 770 miliardë dollarë amerikanë në vit deri në 2020-n. (Albana)