"Unë e njoh Rrugën e Mëndafshit" -- konkurs njohurish mbi nismën "Një brez, një rrugë"

2017-04-13 19:24:51 CRI Komenti juaj Printoni
Më 14 e 15 maj, do të zhvillohet në Pekin forumi i bashkëpunimit ndërkombëtar "Një brez, një rrugë". Për të thelluar njohjen e përdoruesve të internetit me këtë nismë të Kinës, Radio e Jashtme e Kinës (CRI) organizon nga 15 prilli deri më 5 maj konkursin e njohurive mbi "Një brez, një rrugë".

Përdoruesit e internetit mund të jenë pjesmarrës në konkurs në 3 mënyra:

1. Përgjigjuni pyetjeve.

2. Bëni një koment, publikoni një mesazh ose ndajeni me të tjerët konkursin.

3. Publikoni në profilin tuaj në mediat sociale shkrime, fotografi ose video lidhur me nismën kineze "Një brez, një rrugë".

5 maji është data e përfundimit të konkursit dhe CRI do të shpërndajë dhurata për çdo pjesëmarrës. Presim pjesëmarrjen tuaj në konkurs!

Pyetjet:

1. Si njihet ndryshe nisma "Një brez, një rrugë"?

a. Brezi ekonomik i Rrugës së Mëndafshit

b. Rruga Detare e Mëndafshit e shekullit të 21-të

c. Rruga e re e Mëndafshit

2. Kur u prezantua nisma "Një brez, një rrugë"?

a. Më 7 shtator 2013, në fjalimin e mbajtur nga presidenti i Kinës, Xi Jinping në Universitetin Nazarbayev të Kazakistanit, paraqiti për herë të parë propozimin për ndërtimin e Brezit ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.

b. Më 3 tetor 2013, në fjalimin e mbajtur në Kongresin e Indonezisë, presidenti Xi Jinping paraqiti propozimin për ndërtimin e Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të.

3. Cilat janë pikat kryesore në bashkëpunimin "Një brez, një rrugë"?

a. Politikë

b. Infrastrukturë

c. Tregti

d. Financë

e. Shkëmbime njerëzore

4. Cilat janë parimet e ndërtimit të "Një brez, një rrugë"?

a. Diskutimi i përbashkët

b. Ndërtimi i përbashkët

c. Ndarje e përbashkët

5. Cilat janë korridorët ekonomikë ndërkombëtarë të "Një brez, një rrugë"?

a. Kinë-Mongoli-Rusi

b. Ura e re kontinentale euroaziatike

c. Kinë-Azi Qendrore-Azi Perëndimore

d. Kinë-Gadishull Indokinë

e. Kinë-Pakistan

f. Bangladesh-Kinë-Indi-Mianmar

Mrekulli
Lajmet Kryesore