Kinë, zhvillim i shpejtë i sektorit të inteligjencës artificiale

2017-04-10 09:53:57 CRI Komenti juaj Printoni
Sektori kinez i inteligjencës artificiale renditet në vendet e para në botë dhe ka mundësi e perspektiva shumë të mira zhvillimi, u shpreh të dielën zv.ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit të Kinës Liu Lihua.

Duke folur në Forumin për Zhvillimin e Sektorit të Inteligjencës Artificiale, në kuadër të Ekspozitës së 5-të të Teknologjisë së Informacionit të Kinës (CITE 2017), që u hap të dielën në Shenzhen, Liu tha:

"Tani studuesit dhe sipërmarrësit kinezë janë në pararojë të sektorit të inteligjencës artificiale në botë. Një numër kompanish kineze të këtij sektori kanë qenë të suksesshme dhe kanë krijuar logaritme dhe teknologji të tjera kryesore inovative".

Li Lihua vuri në dukje po ashtu se inteligjenca artificiale ka hapësirë të gjerë përdorimi në fusha të ndryshme. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore