Xi,  letër urimi drejt Forumit Bo'ao për Azinë

2017-03-25 10:43:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping i drejtoi të shtunën një letër urimi ceremonisë së hapjes së Forumit Bo'ao për Azinë 2017.

Në letrën e Xi-së vihet në dukje se gjatë 16 vjetëve pas krijimit, Forumi Bo'ao ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në arritjen e konsensusit të vendeve aziatike, nxitjen e bashkëpunimit të këtyre vendeve dhe në ngritjen e ndikimeve të Azisë. Si organizator i këtij forumi, pala kineze është e kënaqur për sukseset e tij dhe shpreh mirënjohje për personalitetet përkatëse.

Xi theksoi se tema e edicionit të sivjetshëm është "Globalizimi dhe tregtia e lirë: Perspektiva e Azisë", e cila mishëron preokupimet e komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht vendeve aziatike për globalizimin ekonomik. Ai shpreson se pjesëmarrësit e forumit do të diskutojnë pikëpamjet për zgjidhjen e problemeve të dukshme në ekonominë botërore e rajonale, që të nxitet bashkërisht një proces globalizimi ekonomik më dinamik, më gjithëpërfshirës dhe më i vazhdueshëm. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore