Li Keqiang: Kina mbështet globalizimin dhe tregtinë e lirë

2017-03-15 16:02:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang tha të mërkurën se Kina vazhdon të mbështesë globalizimin dhe tregtinë e lirë.

Li i bëri komentet në një konferencë shtypi pas përfundimit të sesionit vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

Të gjitha vendet kanë përfituar nga globalizimi, pavarësisht se ka patur disa probleme gjatë procesit, si çështjet me shpërndarjen, tha Li.

"Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale," shtoi ai.

Globalizimi dhe paqja botërore, zhvillimi dhe bashkëpunimi janë të pandashëm, tha Li, duke shtuar se politika e dyerve të mbyllura nuk do të zgjidhë asnjë problem.

Kina, si shumë vende të tjera, është përfituese e globalizimit, në një kohë që vendi ka zgjeruar vazhdimisht hapjen, tha ai.

"Dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më shumë," tha Li.

Vitin e kaluar, Kina tërhoqi 26 miliardë dollarë amerikanë investime të huaja direkte, duke u renditur në vendin e parë mes vendeve në zhvillim, sipas të dhënave.

Vlerësimi i Bankës Botërore tregoi se klima e biznesit në Kinë është përmirësuar vazhdimisht gjatë tre viteve të fundit.

"Jemi të angazhuar për ta bërë Kinën një vend të hapjes dhe destinacion të njohur investimesh duke ndarë mundësitë e zhvillimit me botën," tha Li.

Për të mbështetur tregtinë e lirë nevojiten përpjekjet e përbashkëta të të gjitha vendeve dhe Kina ka marrë një qasje të hapur kundrejt marrëveshjeve rajonale të tregtisë së lirë.

Megjithatë, Kina nuk ka ndërmend të tejkalojë detyrimet e saj dhe të hyjë në marrëveshje të papërshtatshme, shtoi Li.

"Populli kinez e kupton se vendi duhet të shfrytëzojë mundësitë e globalizimit përmes hapjes, pavarësisht sfidave gjatë rrugës," nënvizoi kryeministri i Kinës Li Keqiang. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore