Liderët kinezë diskutojnë me ligjvënësit nismën "Një brez, një rrugë"

2017-03-10 09:02:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang dhe liderë të tjerë diskutuan të enjten me ligjvënësit rreth përparimit ekonomik në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", uljen e vardërisë, luftën kundër korrupsionit dhe çeshtje të tjera, gjatë paneleve të ndryshme në sesionet vjetore të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Në bashkëbisedim me deputetë nga provinca Shaanxi, kreu i qeverisë Li bëri thirrje për zhvillimin e manifakturës, industrisë së komunikacionit, logjistikës moderne dhe tregtisë online në zonat rurale. Ai theksoi se turizmi dhe kultura janë sektorë që krijojnë vende të reja pune.

"Qeverisjet provinciale duhet të përsosin më tej administratën, duke deleguar pushtetin në nivele më të ulta, duke përmirësuar shërbimet, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë", si dhe duke udhëhequr zhvillimin në rajonet perëndimore të Kinës", u theksua në këto takime. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore