2017-02-27 09:44:10 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina do të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në industrinë e filmave vizatimorë dhe të lojërave në vendet përgjatë "Brezit dhe Rrugës", njoftuan të dielën autoritetet.
Të dielën nisi një bashkëpunim dhe program shkëmbimi në këtë sektor thanë organizatorët e Filmave Vizatimorë Ndërkombëtare të Kinës dhe Ekspozitës së Lojërave që do të mbahet në korrik në Shangai.
Në këtë ngjarje do të shfaqet puna e filmave vizatimorë nga vendet pjesëmarrëse për të rritur bashkëpunimin tregtar.
Një ndër objektivat kryesore të Ministrisë kineze të Kulturës për këtë vit është forcimi i bashkëpunimit në industrinë e filmave vizatimorë dhe të lojërave përgjatë "Brezit dhe Rrugës".
Nisma "Brezi dhe Rruga, propozuar nga Kina në vitin 2013, synon ndërtimin e rrjetit të tregtisë dhe të infrastrukturës që lidh Azinë me Europën dhe Afrikën përmes Rrugës së lashtë të Mëndafshit.
Ekspozita, e cila mbahet çdo vit në Shangai që prej 2005-s, bashkë-sponsorizohet nga Ministria e Kulturës dhe qeveria vendore e Shangait.
(Albana)