Banka Botërore pret rritje më të madhe ekonomike në vitin 2017

2017-01-11 09:49:25 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i fundit i lëshuar nga Banka Botërore thotë se ekonomia globale do të shënojë rritje të moderuar në vitin 2017.

Parashikohet se norma e rritjes në vitin 2017 do të qëndrojë në nivelin 2.7 për qind, ndërsa norma e rritjes në vitin 2018 do të arrijë në 2.9 për qind.

Banka me seli në Uashington ia atribuon rritjen, përmirësimit të gjendjes në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim.

Ajo pret që ekonomitë në zhvillim të rriten me 4.2 për qind në vitin 2017 dhe 4.6 për qind në vitin 2018.

Rritja e vendeve në zhvillim përbën tani rreth 60 për qind të rritjes ekonomike globale, për herë të parë që nga viti 2013. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore